Vendosni fjalën kyçe....

6 humbje jete e 959 raste të reja me Covid-19 në vend


Gjashtë persona kanë humbur jetën së fundmi në vend lidhur me Covid-19.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç e një qytetar nga Kavaja 84 vjeç.

Që prej nisjet së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 2569 viktima.

Nga 5106 testime, janë gjetur 959 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spitale po mjekohen 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.