Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Milot-Morinë, plagosen tre policë


Tre policë jaë lënduar pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Milot-Morinë.

Makina e drejtuar nga 35-vjeçari E.A., banues në Angli është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ me të cilin udhëtonin tre efektivë të policisë së Kukësit.

Këta të fundit janë në spitalin e Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”