Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet u rritën me 20.1% në janar-gusht, shkak sjellja e drejtuesve, me keq dhe sjellja e këmbësorëve


Aksidentet në rrugë në muajin gusht shënuan numrin 134 me një rritje 3.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare të Instituti të Statistikave për tetëmujorin tregojnë se kemi një rritje me 20 për qind të numrit të aksidenteve këtë vit me një nivel 919 aksidente, krahasuar me 765 aksidente të regjistruara një vit më parë.

“Në muajin Gusht 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 200 persona nga 156 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në tetëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.250 persona nga 980 persona në tetëmujorin e vitit 2020. Në muajin Gusht 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, numër i njëjtë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tetëmujorin e vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 144 persona nga 114 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.”

INSTAT raportoi se në muajin gusht  2021, aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Por ajo që vihet re është edhe një rritje e aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit.

“Në tetëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 27,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet ne publikimin e INSTAT.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor