Vendosni fjalën kyçe....

Basha i prerë: S’ka kthim pas për Berishën, aleanca e PD-së me SHBA-në do mbetet e pacenuar


Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se nuk ka kthim pas për sa i përket vendimit që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Basha tha se kontributi i Berishës për zhvillimin e vendit, demokracisë e aleancës me SHBA-në por shtoi se aleanca e PD-së me SHBA-të duhet dhe do mbetet e pacenuar.

“Nuk kam asgjë për ti shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA, por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së Shqipërisë. Për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarë do të bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.

Ai theksoi më tej se regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.

Basha tha se qëllimi i kësaj PPP-je është plaçiktja e shqiptarëve dhe pasurimi në kurriz të shqiptarëve ndërsa qëllimi i PD-së është largimi i këtyre armiqve nga parlamenti.

“77 votat e sotme janë formalizim i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak. Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar. Rama-Doshi-Rakipi janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar dhe fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë vetën e tyre në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për të larguar këta armiq nga salla e parlamenti dhe kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe parlamentin.” – theksoi Basha.