Vendosni fjalën kyçe....

Kim vijon takimet me gjyqësorin, ‘zbarkon’ te Dhoma e Apelit Special


Pas takimit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e prokurorët e SPAK, ambasadorja amerikane Kim ka takuar sot anëtarët e Dhomës së Apelit Special.

Ajo ka postuar në Twitter takimin ku shkruan se ata kanë një përgjegjësi të vështirë për të dhënë gjykimin përfundimtar.

Kim thekson se pavarësisht presionit, ata e kanë vazhduar zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejësi.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.” – shkruan Kim.