Ministri izraelit i shëndetësisë thotë se ‘Pasaporta e Gjelbër’ duhet për të detyruar qytetarët të vaksinohen
Zyrtarët izraelitë janë kapur duke pranuar se në shumë situata, ‘Green Pass’ i vendit nuk është ‘i justifikuar nga ana mjekësore’, por ekziston për t’u bërë presion qytetarëve që të vaksinohen.
Izraelitët që duan të vizitojnë bare, restorante, pishina dhe të gjitha veprimtaritë në mjedise të brendshme ose të jashtme ku marrin pjesë më shumë se 100 persona, duhet të tregojnë ‘Green Pass’, një dokument që vërteton se ata janë vaksinuar kundër Covid-19 ose janë shëruar kohët e fundit nga sëmundja.
Sidoqoftë, ‘Pasaporta e Gjelbër’ është më pak një masë e shëndetit publik dhe më shumë një metodë për të detyruar popullsinë të bërë vaksinën, sipas pamjeve të ministrave të kabinetit të dëgjuar para një takimi të dielën e shkuar, të transmetuar nga News 12 të Izraelit atë natë dhe raportuar nga Times of Israel.
Duke folur në gjuhën hebraike, ministrja e Brendshme Ayelet Shaked i tha ministrit të Shëndetësisë Nitzan Horoëitz se ‘ju mund të hiqni Green Pass për restorantet në natyrë’.
“Në pishina, gjithashtu, jo vetëm në restorante. Epidemiologjikisht është e saktë, “u përgjigj Horoëitz. “Ajo që unë po ju them është se problemi ynë janë njerëzit që nuk vaksinohen. Ne kemi nevojë për ata që të vaksinohen ndryshe nuk do ia dalim dot,” shtoi ai.
Horoëitz shtoi më pas se ndërsa leja nuk ka ‘justifikim mjekësor’ në disa skenarë, ai nuk dëshiron të fillojë të bëjë përjashtime, atëherë njerëzit do kërkojnë më shumë.
Izraeli është një nga vendet më të vaksinuara në botë, me 61 përqind të të gjithë popullsisë të vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Përveç kësaj, vendi po bën dozat e treta, të cilat janë në dispozicion për të gjithë mbi moshën 30 vjeç.
Sidoqoftë, rastet e përditshme janë rritur me mbi 10,000 në fillim të këtij muaji dhe vdekjet janë ngjitur në pikën e tyre më të lartë që nga pranvera. Të dhënat nga Izraeli tregojnë se vaksina e Pfizer, më e përdorura në shtetin hebre, është vetëm rreth 39% efektive kundër të ashtuquajturit lloji Delta, por autoritetet izraelite kanë deklaruar se doza përforcuese mund të bëhen çdo gjashtë muaj e të bëhen pjeë e jetës tani e tutje.
‘Pasporta e Gjelbër’ e Izraelit, siç ekziston tani për tani, është e vlefshme deri në gjashtë muaj para dozës më të fundit të vaksinës, që do të thotë se për shumicën e popullsisë, një dozë e tretë së shpejti do të jetë e nevojshme për të hyrë në shumicën e vendeve publike.