15 ndërtesa janë parashikuar të prishen në Orikum e Radhimë me dy të parat që janë prishur sot.
Pronarët e tyre kanë deklaruar se janë njoftuar para 18 muajsh për prishjen e objekteve, që janë në listën e atyre që do shkatërrohen në kuadër të operacionit ‘Bregdeti ynë’.
Drejtori i IKMT-së së Vlorës, Simbol Pazaj, ka pohuar se objektet kanë qenë në listë për t’u prishur por operacioni është shtyrë në mirëkuptim me qeverinë e pronarët, që kjo të bëhej pas përfundimit të sezonit veror.