Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Lezhë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 të ditës së sotme në fshatin Manati pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë.

Autori i dyshuar i plagosjes është Xhulio Vokrri i cili dyshohet se ka qëlluar në këmbë 25-vjeçarin me iniciale P.B.

Njoftimi

“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”