Autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, ka provuar të vetëvritet në burgun e Peqinit.
Bledar Selmanaj ka provuar veprimin ekstrem rreth orës 19:00 dhe ka qenë ndërhyrja në kohë e gardianëve të burgut që ka shmangur ngjarjen e rëndë.
Selmanaj akuzohet për vrasjen e Bullarit, ngjarje e ndodhur në Babicë të Vlorës më 21 gusht 2021. Autori i dyshuar e ka mohuar ta ketë kryer vrasjen po ka pohuar se ka udhëtuar me të riun nga Tirana drejt Vlorës.