Presidenti i Turqisë tha të premten se njësia e parë e centralit bërthamor ‘Akkuyu’ do të përfundojë deri në maj të vitit 2023.
Duke folur në një ceremoni hapjeje masive në provincën jugore të Mersinit, Erdogan vuri në dukje rëndësinë e energjisë bërthamore për të ardhmen e vendit.
“Unë do të doja të përgëzoja ata që ndihmuan në blerjen dhe ndërtimin e këtij investimi strategjik në Akkuyu,” tha Erdogan.
Turqia synon të ndërtojë më shumë termocentrale, shtoi ai. Turqia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e termocentralit bërthamor ‘Akkuyu’ më 12 maj 2010. Centrali i parë bërthamor i Turqisë do të përbëhet nga katër reaktorë me një fuqi totale të instaluar prej 4,800 megavat.