Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në minierën në Bulqizë, reagon autoriteti: Jemi duke gërmuar për nxjerrjen e trupit të minatorit


Në datën 15 shtator një minator duke gërmuar në galerinë nr 36 të subjektit “Kadurtext” është bllokuar në zonën e shfrytëzimit nga një shembje e mineralit.

Në një reagim të Autoritetit për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera thuhet se është duke u gërmuar për të nxjerrë trupin e minatorit.

Sipas njoftimit puna po vijon prej tre ditësh por ka vështirësi sepse vazhdimisht bie mineral .

Muharem Plaku hyri në galeri dhe ende nuk dihet fati i tij ndërsa Autoriteti thotë se nuk ka informacion për vendndodhjen e saktë të viktimës pasi ai ka qenë i vetëm në hapësirën e nënkatit.