Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore në mbarë vendin. 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Po kështu në aksionin e rrugorëve janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
768 gjoba janë vënë në mbarë vendin për shkelje të ndryshme në rrugë.