Qindra qytetarë e studentë kanë zhvilluar protestën e dytë kundër vaksinimit të detyruar.
Ata kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vaksinimin e detyruar të personelit shëndetësor, mësuesve e studentëve.
Pjesëmarrësit që janë organizuar në ‘Aleancën për Mbrojtjen e Familjes’ shprehën kundërshtinë për vaksinat që sipas tyre po i dëmtojnë qytetarët në mbarë botën duke u lënë efekte të rënda në shëndet, deri në vdekje.
Ata u tubuan në sheshin ‘Nënë Tereza’. Mes atyre që morën fjalën ishin avokati Altin Goxhaj, ish-deputeti Alfred Cako, Kreshnik Osmani, pofesor Sazan Guri e dhjetëra qytetarë e aktivistë.
Protesta e parë kundër vaksnimit të detyruar u organizuar fundjavën e shkuar.