Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Aleksandre Lakazetin.
Sulmuesi francez në këtë fillim të sezonit ka luajtur vetëm 32 minuta për “Gunners”-at, me Juventus që kanë startuar mjaft dobët sezonin në Serie A.
Megjithatë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mund të presin deri në muajin qershor kur ish-sulmuesi i Lionit do të të jetë agjent i lirë dhe ta marrin me parametra zero.