Vendosni fjalën kyçe....

58-vjeçari në Divjakë vret gruan me armë gjahu, më pas vetëvritet


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij 45-vjeçare e më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babunjë, ku Hekuran Rrasa ka qëlluar për vdekje bashkëshorten Fëllënxa Rrasa e më pas është vetëvrarë.

Trupat e pajetë të çifit janë gjetur nga djali, i cili ka njoftuar policinë.

Njoftimi

“Divjakë/Informacion paraprak

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”