Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira.
Ai pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA) me të cilët ka diskutuar për prioritetet e qeverisë së tij e rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik, ndërsa ka thënë se ‘gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq’, shkruan Koha.
Sipas njoftimit të zyrës së Kurtit, thuhet se mediat në përgjithësi kanë ndihmuar në informimin e publikut për gjendjen epidemiologjike.
Por, sipas tij, ka pasur edhe media që shpesh i kanë dëmtuar përpjekjet për menaxhimin e pandemisë, duke raportuar lajme të paverifikuara dhe dezinformata.