Një ilaç i ri me antitrupash, Ronapreve, do të bëhet i disponueshëm për pacietët e prekur nga koronavirusi në gjithë Britaninë javën e ardhshme, ka thënë qeveria britanike. Bari u përdor për të trajtuar presidentin e atëhershëm amerikan Donald Trump, i cili e përshëndeti atë si një ‘kurë’ për Covid-19.
Ilaçi, i zhvilluar bashkërisht nga Roche dhe Regeneron, do të përdoret fillimisht në mesin e atyre me një përgjigje të dobët të antitrupave ndaj virusit, thanë të premten autoritetet shëndetësore britanike.
“Ne kemi siguruar një trajtim krejt të ri për pacientët tanë më të prekshëm në spitalet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe jam i kënaqur që do të shpëtojë jetë që në javën e ardhshme,” tha Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid në një deklaratë duke njoftuar nisjen e shpërndarjes se Ronapreve.
Do të përdoret për të trajtuar pacientët pa antitrupa ndaj SARS CoV-2 të cilët janë ose të moshës 50 vjeç e lart, ose janë të moshës 12 deri në 49 vjeç dhe konsiderohen të jenë të imunokompromentuar.
Pranueshmëria për trajtimin do të përcaktohet përmes testimit të antitrupave, me ata që tregojnë mungesë të ‘përgjigjes së përshtatshme ekzistuese të antitrupave’ të miratuar për të marrë mjekimin, shtoi Javid.