Vendosni fjalën kyçe....

Mungojnë pamjet në Presidencë, kabineti i ri shkon në këmbë në Kryeministri


Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon pas betimit në Presidenë.

Nga pamjet e shpërndara mungojnë ato brenda në Presidencë teksa anëtarët e qeverisë betohen përpara Presidentit të Republikës.

Kabineti më pas iu drejtua kryeministrisë për mbledhjen e parë të qeverisë Rama 3.

Rrugën, anëtarët e kabinetit së bashku me Ramën e përshkruan në këmbë.

Më pas ishte momenti i fotos zyrtare.