Kryeministri Edi Rama në mbledhje e parë të qeverisë ka bërë publike se cilat janë vendimet e para që do miratohen nga qeveria e re.
Nga projektligji për statusin e fëmijëve jetimë te krijimi i një agjencie të posaçme për mediat dhe informim apo edhe dhe projekt ligji i ri për administratën.
Vendimet:
-Projektligji për administratën
-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës
– Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
-Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim
Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.
Gjithashtu do të përfshihen në strukturat e Forcave të Armatosura fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.