Vendosni fjalën kyçe....

PD: Qeveria e darkave te Nusreti dhe hotelet 700 euro nata shfaq si risi Kodin Etik


Partia Demokratike ka reaguar për thirrjet e Ramës që kabineti i tij të zbatojë Kodin Etik i cili në këtë mandat të ri do përforcohet.

Sipas PD-së e cila nëpërmjet zëdhënëses së Grupit Parlamentar thotë se kjo është propagandë e një qeveria e cila darkon te Nusreti dhe qëndron në hotele 700 euro nata.

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”-shkruan Pampuri.