Vendosni fjalën kyçe....

‘Popeye’ rus paralajmërohet se do vdesë nëse nuk heq gungat e vazelinës së ngurtësuar që injektoi në biceps


Një ish-ushtar rus me nofkën ‘Popeye’ është paralajmëruar se do të përballet me vdekjen nëse nuk i heq gungat e vazelinës së ngurtësuar dhe muskujt e ngordhu nga bicepset e tij artificialisht të mëdha.

Kirill Tereshin, 25 vjeç, përdori injeksione për ta treguar veten si një supermen, por tani po paguan çmimin i cili mund të përfshijë humbjen e përdorimit të krahëve, ose më keq.

Ai tashmë ka hequr tricepsin e tij të rremë në një operacion të mëparshëm, por tani përballet me operacionin e parë nga operacionet e shumta për të hequr qafe implantet gjigante të rrezikshme nga bicepsi i tij.

Gjashtë litrat vazelinë, të quajtur sintol, që janë injektuar në trupin e tij, kanë ngopur muskujt e tij dhe kanë depërtuar në indet e lëkurës dhe vetë lëkurën – që do të thotë se kanë bllokuar rrjedhjen e gjakut duke e lënë Tereshin me ethe dhe dhimbje.

Kirurgu Dmitry Melnikov paralajmëroi hapur ish-ushtarin: “Rreziku i komplikimeve në këtë rast është shumë i lartë. Por mosveprimi nuk do ta ndihmojë pacientin. Një substancë toksike në trup për një kohë të gjatë mund të komplikojë veshkat dhe të çojë në vdekje.”