Vendosni fjalën kyçe....

Soreca përgëzon Ramën dhe qeverinë: Integrimi në BE dhe reformat në vendosjen e ligjit të jenë prioritet


Ambasadori i Prezencës së BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të Qeverisë në Presidencë.

Soreca përgëzon qeverinë dhe Ramën në marrjen e detyrës dhe pret që reformat dhe integrimit në BE të jenë prioritet në agjendën e qeverisë.

Ne përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare në marrjen e detyrës. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, përfshirë vendosjen e ligjit, të jenë prioritet në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për pranimin në BE”-shkruan Soreca në Twitter.