Ditën e sotme është procedura e fundit e nisjes së punës së Kabinetit Rama 3.
Pas marrjes së dekretit disa ditë më parë nga Presidenca dhe votimit në Parlament, ditën e sotme ministrat dhe kryeministri betohen përpara Presidentit të Republikës.
Vetëm disa minuta më parë Kryeministri Rama ka shkuar në Presidencë për të kryer aktin e fundit që e bën atë të parin kryeministër që fiton tre mandate në 30 vitet e fundit.