Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri Kuka: Kampionet Olimpike Nora Gjakova e Distria Krasniqi do jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë


Kampionet Olimpike të Kosovës, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, do përfshihen në strukturat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Trajneri Driton Kuka shkruan se vendimi është marrë sot nga Tirana zyrtare.

Në njoftimin e tij thuhet se Gjakova e Krasniqi do jenë pjesë e Njësisë Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes e do ndihmojnë në edukimin fizik e psikologjil të ushtarëve.

“Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar!

Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon

Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare :

Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “

Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë.” – shkruan Kuka në Facebook.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme.