Vendosni fjalën kyçe....

Bien nga lartësia në diferencë kohore 10 minuta, humbin jetën dy persona në Tiranë


Foto ilustruese

Dy ngjarje të rënda ka ndodhur njëra pas tjetrës këtë të dielë në kryeqytet, ku dy persona kanë rënë nga lartësia.

Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Mustafa Maçi”, ku 65-vjeçari me inicialet L. K., ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën ‘Mustafa Maçi’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.”- ka njoftuar Policia.

Vetëm pak minuta më vonë, është raportuar për një tjetër incident të ngjashëm në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e shtetasi me inicialet V. K., 77 vjeç.

Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.”- sqarojnë uniformat blu.