Vendosni fjalën kyçe....

Gërmuan pa leje në tokën e shtetit, u vihen prangat 4 personave në Shkodër


Katër persona janë arrestuar sot nga Policia në Shkodër për shkak se u kapën duke kryer punime në një tokë të shtetit, për më tepër pa lejen e organeve përkatëse.

“Vihen në pranga 4 shtetas për shpërdorim të tokës, shkatërrim i pronës me mjete të tjera dhe për ndërtim të paligjshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ndaluan për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me mjete të tjera’ dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’, shtetasit:

Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u bë ndalimi i shtetasit tjetër me inicialet S. B., 44 vjeç, banues në lagjen Shirokë, “pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore”.