Një djalë 26-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi kundërshtoi punonjësit e policisë për ta kontrolluar.
I riu me inicialet K.B fillimisht u prezantua si punonjës policie dhe refuzoi kontrollin me këtë pretendim, por më pas iu gjetën dhe iu sekuestruan disa sende me vlerë të vjedhura.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.
Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.”- thuhet në njoftimin e Policisë.