Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Federatës së Boksit pas sherrit në finale: Do jap dorëheqjen


Presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli, ka reaguar lidhur me sherrin që ndodhi në finalen e së shtunës, duke paralajmëruar dorëheqjen nga detyra.

Në një njoftim të publikuar në “Facebook”, Kalivopulli shprehet se do të kërkojë dorëheqjen në ditët në vazhdim.

“Duke reflektuar ndaj komunitetit të boksit, i cili me të drejtë është i shqetësuar kam vendosur që në ditët në vazhdim të thërras KE të Federatës Shqiptare të Boksit dhe t’ju kërkoj atyre dorëheqjen time.

Shkak për këtë gjë ishin incidentet e djeshme ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar.
Jam munduar që me pasion dhe dashuri pa fund të bëja më të mirën.
Boksi nuk duhet të ndalet. Rrugëtimi i tij premton…”-
shkruan Kalivopulli.

Kujtojmë se finalja e kampionatit kombëtar të Boksit, zhvilluar të shtunën në Pallatin e Sportit në Shkodër degjeneroi në dhunë.

Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve zbritën në parket, duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin saqë u nevojit ndërhyrja e Policisë.