Kukësi ka arritur të fitojë sërish 3-1, përballë Kastriotit, sfidë e luajtur në “Elbasan Arena”. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të vetëm.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa fraksioni i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.