Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-politikani dhe ish-biznesmeni, Ilir Dashi


Ndahet nga jeta ish-politikani dhe biznesmeni Ilir Dashi. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale miq dhe të afërm të të ndjerit.

Ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit biznesmenit do të mbahet ditën e hënë, në orën 11.00.

Kujtojmë se Ilir Dashi e filloi karrierën e tij fillimisht si aktor filmash dhe më pas iu fut botës së biznesit. Hoqi dorë për pak kohë pas një ftese që mori nga LSI për t’iu bashkuar kësaj force politike duke mbajtur disa detyra të rëndësishme si: kryetar i LSI-së në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT-së, drejtor i Hekurudhave etj.

Më pas Dashi u largua edhe nga politika duke vendosur që sëbashku me gruan, të largoheshin nga Shqipëria për në Afrikë.

Ishte pikërisht atje ku ish-politikani mori vesh se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ai kishte vetëm pak javë që ishte kthyer në Shqipëri, ku i kaloi ditët e fundit të jetës pranë të dashurve të tij.