Vendosni fjalën kyçe....

Po shkonte në stërvitje, Cristiano Ronaldo ndalon makinën vetëm për të bërë një foto me fansin e tij


Cristiano Ronaldo ka ndaluar makinën gjatë rrugës për në stërvitje mëngjesin e kaluar, vetëm për t’i kushtuar pak minuta kohë një fansi të zjarrtë të tij, i cili kishte dalë në rrugë me një pankartë në duar.

Tifozi po e priste Ronaldon jashtë hyrjes në kompleksin Carrington të Manchester United dhe i tërhoqi vëmendjen futbollistit me një pankartë që e kishte pikturuar vetë ku shkruhej: “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën.” Në pankartë ishte vendosur edhe një fotografi e lojtarit portugez.

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghini -n e tij, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një foto, që mesiguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.