Në sfidëm mes Tiranës dhe Egnatias nuk ka fitues, madje i njëjti rezultat, 1-1.
Bardheblutë nuk arrijnë dot të marrin maksimumin në sfidën kundër një rivali që është rikthyer pas 17 vitesh në elitën e futbollit shqiptar.
Tirana e nisi në sulm pjesën e parë, për të shënuar sa më parë, por nuk befasoi miqtë.
Egnatia ekuilibroi forcat dhe u mundua të rrezikonte.
Fundi i këtij fraksioni flet në favor të Tiranës, që tenton me Seferin, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
VAR-i shpëton Egnatian shtatë minuta pas barazimit. Taulant Seferi gjen sërish rrugën e rrjetës me një gjuajtje nga jashtë zonë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Xhixhës.