Një prodhues gjerman i lodrave ka prezantuar një arush pelushi të krijuar në nderim të kohës së Angela Merkel në detyrë, pasi kancelarja jep dorëheqjen në fund të këtij viti pasi shërbeu 16 vjet si shefe e qeverisë gjermane.
Hermann-Spielëaren, e vendosur në qytetin bavarez të Koburg, zbuloi se lodra 40 centimetra e gjatë kishte një ngjashmëri të madhe me kancelaren.
Ariu prej pelushi mban një stil flokësh të ngjashme me Merkel, ndërsa putrat mund të palosen për të përsëritur gjestin legjendar të dorës të njohur si ‘rombi i Merkelit’.
“Ne përpiqemi të shprehim momentet e historisë bashkëkohore në arinjtë prej pelushi si një formë arti,” tha Martin Hermann, menaxheri i një prej fabrikave më të vjetra të lodrave prej pelushi në botë, siç citohet nga gazeta gjermane Bild.
Ndër figurat e tjera të shquara që janë shfaqur si arinj pelushi janë ish-presidenti amerikan Barack Obama, ish-kancelari i Gjermanisë Helmut Schmidt dhe mbretëresha britanike Elizabeth II.
Ndërmarrja familjare 101-vjeçare do të prodhojë 500 arinj pelushi me numër të kufizuar, me çmim 189 euro me të 16-in që do t’i dërgohet Merkelit si referencë për numrin e viteve që ajo kaloi në krye të Gjermanisë.