Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pas gjashtë ditësh trupi i pajetë i minatorit në minierën e Bulqizës


Është gjetur pas gjashtë ditësh trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili u bllokua në një galeri në minierën e Bulqizës pas rrëzimit të një masivi shkëmbor.

61-vjeccari është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një thellësi prej 450 metrash në thellësi, i zënë poshtë nga masivi shkëmbor.

Ai kishte mbetur i bllokuar në galerinë e kompanisë ‘Kadurtex’. Plaku mbeti i bllokuar në galeri në datën 15 shtator e është gjetur i vdekur ditën e sotme.