Një përplasje e fortë ka ndodhur në një ndeshje regbie teksa një lojtar nga Afrika e Jugut rrëzoi në tokë kundërshtarin me një goditje që do ishte e denjë për ndeshjet MMA ose WWE.
Ryno Pieterse, i cili luan me skuadrën franceze Castres, me siguri do të përballet me zemërimin e organeve disiplinore të regbisë për përballjen në kampionatin francez ndaj Bordosë.
23-vjeçari goditi me kokë kundërshtarin Maxime Lucu duke e hedhur në tokë keqazi. Gjyqtari e ndëshkoi më karton të kuq Pieterse, i cili rrezikon të marrë një ndëshkim më të rëndë nga disiplina.