Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i përgjigjet deklaratave të Ambasadores Kim: Unë e di që kanë dosje por me shpifje, nuk e lë mandatin


Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Ambasadores Amerikane Yuri Kim kundrejt tij.

Ish-kryeministri në “foltoren” e organizuar në Fier tha se Ambasadorja i ka thënë Bashës që edhe Berisha e di që SHBA-të kanë dosje për të.

Berisha shtoi se nuk lë mandatin e deputetit me dosje me shpifje.

“Zonja ambasadore, i ke thënë Lulzim Bashës që Berisha e di që kemi dosje por që nuk i beson. Nga e di ti që ka dosje Departamenti i Shtetit. Nga e di që Sekretari i Shtetit ka marrë vendim bazuar në raporte të mediave, të qeverisë së Edi Ramës. Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë dosje, por janë shpifje dhe vetëm shpifje. Rama 2 vite me radhë me Engjell Agaçin i ka kthyer prokuroria. Do dënojnë Partinë Demokratike. Që të gjitha t’i bëj por mandatin nuk e dorëzoj. Nuk është i imi, është i qytetarëve shqiptarë. I thashë që do futem në Parlament pa diskutim” – tha Berisha.