Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama i futi thikën mbas shpine PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha


Ish-kryeministri Sali Berisha i cilëson ditët e sotme në Shqipëri si më të vështirat në 30 vitet e fundit.

Sipas Sali Berishës, kryeministri Rama i ka futur thikën mbas shpine PD-në dhe ka përdorur si dorë pengun e tij Lulzim Basha.

Në 30 vite këto janë ditët më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm për faktin miqtë e mi se ne sot kemi një regjim i cili në Greqinë e Lashtë quhej kakistokracisë, më i keqi, por për faktin se sot, sot, duke marrë peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi një thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha‘’- tha Berisha.