Vendosni fjalën kyçe....

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 7 të vdekur dhe 173 të infektuar në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me përhapjen e COVID-19 atje.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 173 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, betejën me sëmundjen mësohet se e kanë humbur 7 qytetarë.

Kështu, aktualisht në Kosova janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 17 mijë e 634 qytetarë.

Lajmi i mirë është se janë shpallur si të shëruar edhe 1.434 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781

Në total numri i rasteve aktive është 7.635.