Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ku shtetasi me inicialet M.B është lënduar ndërsa po ngarkonte materiale në një automjet pasi materialet i kanë rënë në kokë.
“Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije policia e Vlorës.