Interi ka arritur të fitojë me përmbysje në javën e pestë të Seria A ndaj Fiorentinës.
Riccardo Sottil arriti të shënojë për 1-0 për ta befasuar ekipin e Simone Inzaghit.
Por, Interi e ka përmbysur rezultatin ndaj Fiorentinës në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 53-të, Darmian barazoi për 1-1. Pak minuta më vonë, në atë të 55’, Edin Dzeko shënoi golin e përmbysjes, për 2-1.
Derisa golin për 3-1 e shënoi Perisic në minutën e 87’.
Interi ka shkuar në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Napoli, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.