Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti në Veri të vendit, ndihen edhe në Tiranë


Lëkundje tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në disa qytete të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të vendit, rreth 125 kilometra larg Podgoricës në Mal të Zi dhe 24 kilometra larg Tiranës.

Tërmeti llogaritet të ketë patur një magnitudë 3.9 të shkallër Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjeve sipas matjeve të para ka qenë 1 km.