Vendosni fjalën kyçe....

Serbët vijojnë protestën kundër targave për përkohshme për të hyrë në Kosovë, mbetet e bllokuar Jarinja


Vijon të mbetet e bllokuar pika kufitare e Jarinjës mes Kosovës e Serbisë. Qindra mjete te vogla e kamionë janë në rrugën hyrëse drejt Kosovës.

Shtetasit serbë protestojnë kundër targave të përkohshme në kufijtë mes dy vendeve, vendim i marrë dje nga qeveria Kurti pas skadimit të marrëveshjes së 15 shtatori 2014 mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti deklaroi dje se vendimi nuk ishte kundër shtetasve serbë por ishte një detyrim që vinte nga pala tjetër.

Ai theksoi se për aq kohë sa qytetarët e Kosovës do duhet të paguajnë për t’u futur në territorin serb, e njëjta gjë do vlejë edhe për qytetarët serbë, që për t’u futur në Kosoë duhet të marrin targa të përkohshme me vlerë 60-ditore.