Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku ka shpërthyer një bombol gazi në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në Kallm të Durrësit, ku dyshohet se bombola ka marrë flakë si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Si pasojë e këtij incidenti, ka mbetur i lënduar pronari i lokalit, 28-vjeçari me iniciale M.B. E lënduar ka mbetur gjithashtu edhe një kliente, 35-vjeçarja me iniciale M.K.
Mësohet se dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën.”- bën me dije policia.