Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takon Sveçlën dhe Aliun: Do i gjindemi gjithmonë njëri-tjetrin në çdo kohë


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku ka takuar ministrat e kabinetit qeveritar.

Spiropali është takuar me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe Ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu.

Ministrja Spiropali falënderoi të dy ministrat për gjendjen në çaste të vështira kur ndodhej Shqipëria që sipas saj janë dëshmi se dy vendet i gjendet njëri-tjetrit në çdo kohë.

Me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pata rastin ta falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ministrit Sveçla në emër të Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme dhe të pakursyer të Kosovës në përballimin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 si dhe në situatën e krijuar nga zjarret në veri të vendit, si dëshmi se i jemi gjindur e do t’i gjindemi gjithmonë njëri-tjetrit në çdo kohë.

Me ministrin Aliu diskutuam rëndësinë e marrëveshjeve midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, projektet madhore infrastrukturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që duhet të vazhdojë intensivisht me të tjera projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve”-shkruan Spiropali.