Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në disa qytete të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në veri të vendit, rreth 125 kilometra larg Podgoricës në Mal të Zi dhe 24 kilometra larg Tiranës.
Tërmeti llogaritet të ketë patur një magnitudë 3.9.
Ndërkohë sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit në vendin tonë, tërmeti ishte me magnitutë 3.7 dhe me epiqendër në Klos, në Burrel.
E njëjta orë, e njëjta datë
Por detaji më interesant është se ky tërmet ka goditur në të njëjtën datë dhe orë, fiks si ai i dy viteve më parë.
Tërmeti i 21 shtatorit të 2019, goditi rreth orës 16:05 me epiqendër 12 km në veri të qytetit të Durrësit.
Asokohe ai u konsiderua si tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, por askujt nuk ia priste mendja se po shërbente si paralajmërim për një tjetër tërmet akoma më të fuqishëm që do binte dy muaj më vonë dhe do të trondiste vendin duke lënë pas mbi 50 të vdekur.
Nga tërmeti i 21 shtatorit të 2019-ës, rreth 108 persona mbetën të lënduar dhe u paraqitën në spitalet e Durrësit dhe Tiranës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që u shënuan dhe shumë dëme materiale.
Vitin e kaluar, 1-vjetorin e këtij tërmeti kryeministri Edi Rama e kujtoi përmes një videoje ku tregonte banesa të reja të përfunduara nga Bashkia e Tiranës me fonde të donatorëve.
FOTO nga tërmeti i 21 shtatorit të 2019-ës