Partia Liberale e Justin Trudeau ka fituar zgjedhjet në Kanada, por nuk ka arritur të sigurojë shumicën.
Kjo është fitorja e tretë e Trudeau në zgjedhjet federale, por kritikët e tij i kanë konsideruar zgjedhjet e parakohshme vetëm një humbje kohe për të.
Sipas BBC-së, liberalët parashikohen të fitojnë 156 vende, ndërkohë që iu nevojiteshin 170 vende për të patur shumicën që Trudeau kërkonte të arrinte kur kërkoi zgjedhjet e parakohshme zgjedhore.
Ndërkohë konservatorët kanë mbajtur statusin e tyre kryesor opozitar dhe pritet të fitojnë rreth 122 vende, sipas rezultateve të parakohshme.
“Ka ende vota për t’u numëruar, por ajo që kemi parë sonte është se miliona kanadezë kanë zgjedhur një plan progresiv.”- u tha Trudeau mbështetësve në Montreal në orët e para të mëngjesit të së martës.
“Ju zgjodhët një qeveri që do të luftojë për ju dhe do të japë për ju.”- shtoi ai.
Një “kumar” i dështuar për Trudeaun
Këto zgjedhje, të cilat u zhvilluan gjatë valës së katërt të pandemisë në Kanada, ishin më të shtrenjtat në historinë e vendit, duke kushtuar rreth 470 milion dollarë.
Rezultatet e parashikuara sugjerojnë një parlament jashtëzakonisht të ngjashëm me atë të zgjedhur vetëm dy vjet më parë në vitin 2019.
Thirrja e Trudeaut për zgjedhje të parakohshme, duke i dërguar kanadezët në votime për herë të dytë në dy vjet, u pa fillimisht si një përpjekje nga kryeministri për të siguruar një qeveri të shumicës dhe ai luftoi për të shpjeguar pse ishte e nevojshme kjo. Por udhëheqësja konservatore Erin O’Toole e quajti atë vetëm një humbje kohe dhe parash.