Kreu i Partisë Demokratike Basha ka theksuar sot se nuk do ketë asnjë Kuvend të PD-së që merr në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane duke iu referuar shpalljes ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Berisha.
Në një deklaratë për gazetarët nga selia blu, ai tha se për 8 vite me radhë është akuzuar nga kryeministri Rama si kukull e Berishës ndërsa ky i fundit e ka akuzuar dje si peng të Edi Ramës.
Basha tha se misioni i tij është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës dhe kthimi i vendit në shinat e demokracisë duke shtuar se se PD-ja do i prijë kësaj beteje që është miision kombëtar.
“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës . Dje Sali Berisha me ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do ndodhë kurrë, të dyja janë dy anë të së njëjtës medaljes. PD po ecën përpara, do i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë. Ky është misioni i PD-së, misioni im dhe i çdo demokrati dhe do i qëndrojë këtij misioni pasi është mision kombëtar. Kuvend të PD-së për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverrisë amerikanë nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe energjia jonë është e fokusuar këtu. S’ka Kuvend të PD-së që shyqrton vendimet e qeverisë amerikane.” – tha Basha për gazetarët.
Deklarata e Bashës vjen pasi dje, ish-kryeministri Berisha e akuzoi atë si peng të Edi Ramës. Berisha ka nisur një tur në bazën e PD-së në mbarë vendin me dy takime që janë zhvilluar deri tani, në Tiranë e Fier.
Lëvizja e ish-kryeministrit vjen pas vendimit të Bashës, një ditë para nisjes së parlamentit, për përjashtimi e tij nga grupi parlamentar i PD-së, vendim që u papari nga shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës e familjarëve të tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, javë më parë.
Berisha e ka quajtur ‘nul’ vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, duke thënë se është marrë në shkelje të statutit të partisë e ka nisur turin në mbarë vendin në atë që e quan ‘rikthim të sovranitetit’.
Basha nga ana e tij e ka mbrojtur vendimin duke thënë se nuk mund të cenonte marrëdhniet e PD-së me SHBA-në dhe është cituar të ketë thënë se ka bërë çmos për të gjetur një marrëveshje kompromisi me Berishën e SHBA-në për çështjen në fjalë, para se të merrte vendimin. /Hashtag.al