Vendosni fjalën kyçe....

BBC i kërkon ndjesë nënës 30 vite pasi humbi rrobat e së bijës së vdekur që i mori për emisionin


BBC kërkoi falje pasi një nga redaktorët e saj dyshohet se humbi rrobat e një nxënëseje të vrarë, të cilat ishin huazuar në rrjet për t’u testuar ADN -ja si pjesë e një shfaqjeje mbi krimin tragjik.

Michelle Hadaway, nëna e 9-vjeçares Karen Hadaway, e cila u gjet e mbytur për vdekje në Brighton në vitin 1986, i huazoi rrobat e vajzës së saj ish-prezantuesit dhe redaktorit të BBC Martin Bashir në vitin 1991, pasi ai tha se rrjeti mund të bënte teste të mëtejshme të ADN-së në përpjekje për të gjetur prova kundër vrasësit të Hadaway.

Sipas Daily Mail, e cila hetoi incidentin, nëna e viktimës i dha Bashirit ‘një çantë që përmbante xhupin e shkollës së Karenit, bluzën dhe jelekun’ dhe Bashir ‘madje i la asaj një faturë të nënshkruar’.

Shfaqja e planifikuar nuk u transmetua kurrë, megjithatë edhe rrobat nuk iu dhanë kurrë familjes Hadaëay. Hadaway protestoi në maj se Bashir ‘kurrë nuk më kërkoi falje, nuk më kontaktoi’ dhe se rrobat ishin kujtimi i vetëm dhe i fundit nga e bija.

Në të njëjtin muaj, Bashir pranoi se t’i kishte humbur rrobat.

Tre dekada pasi rrobat iu dhanë Bashirit, BBC lëshoi ​​një falje zyrtare ndaj Hadaway, duke pretenduar se ndihej ‘jashtëzakonisht keq për shqetësimin që ka shkaktuar’.

“Ne jemi thellësisht të penduar që nuk kemi qenë në gjendje t’i japim asaj asnjë përgjigje për atë që ndodhi,” tha BBC, duke shtuar se ishte ‘e tmerrshme që veshjet ishte humbur pasi u morën si pjesë e një hetimi për një program të BBC’.

BBC gjithashtu tha se kishte filluar një rishikim të incidentit dhe do të përpiqej të ‘gjente rrobat’.