Një çarje e re vullkanike është shfaqur në ishullin Kanarie të Spanjës, duke prodhuar më shumë llavë dhe duke shkaktuar evakuimin e banorëve. Ndërsa nuk ka pasur të vdekur apo të lënduar, shpërthimi i vazhdueshëm ka shkaktuar shkatërrim të gjerë.
Çarja u hap brenda natës pas një tërmeti me magnitudë 4.1, tha instituti vullkanologjik i Ishujve Kanarie, ‘Involcan’. Çarja e re ka prodhuar më shumë llavë, duke detyruar 500 persona shtesë të evakuohen.
Shpërthimi shkatërrues i cili filloi të dielën pasdite ka detyruar gjithsej 6,000 njerëz të evakuohen. Llava vazhdon të rrjedhë në perëndim drejt detit në tre drejtime, duke shkatërruar gjithçka që has në gjurmën e saj.
Që nga e marta herët, rrjedha vullkanike ka shkatërruar 166 shtëpi në ishull, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 103 hektarësh, sipas shifrave të publikuara nga shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave Copernicus të Bashkimit Evropian.