Vendosni fjalën kyçe....

CIA paralajmëroi ushtrinë amerikane për praninë e mundshme të fëmijëve pranë objektivit të sulmit me dron me 10 viktima në Kabul


Gjenerali Frank McKenzie, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA, pranoi të premten se asnjë luftëtar i ISIS-K nuk u vra në sulmin ajror me dron të 29 gushtit në Kabul që la dhjetë civilë të vdekur, duke marrë përgjegjësinë e plotë për ‘rezultatin tragjik’ të sulmit.

Ndërsa ushtria amerikane nisi një sulm me dron më 29 gusht për të ndaluar një automjet që besohet se mbante eksploziv të destinuar për Aeroportin Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’, ku trupat amerikane po drejtonin përpjekjet e evakuimit, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) lëshoi ​​një alarm urgjent se në zonë kishtë civilë, sipas tre burimeve të cituara nga CNN.

Paralajmërimi se ndoshta kishte fëmijë në afërsi të makinës së bardhë që u godit kishte ardhur sekonda para se raketa të godiste makinën. Dhjetë civilë, përfshirë shtatë fëmijë, më i riu prej të cilëve ishte 2 vjeç, vdiqën në sulm, ndërsa makina po futej në oborrin e shtëpisë. As CIA dhe as Komanda Qendrore e SHBA-së nuk i janë përgjigjur këtij raporti.